Ne lidhje me taksen e regjistrimit, ju lutem, shikoni tabelen 2a, pika 7 e faqes se ketij websiti.
Sh.O.Sh ka vulen dhe stemen e saj egzistuese qe ne kohen e themelimit te saj. Vula eshte e rrumbullaket me mbishkrimin “Shoqata Oftalmologjike Shqiptare” (SHOSH) dhe emblema (logo) e saj, eshte “skema e syrit”, e skicuar nga Prof. Dr. Gjergji Cepa qe prej kohes se themelimit te saj ne vitin 1992.
Qe prej vitit 1992, SHOSH ka zhvilluar nje seri aktivitetesh shkencore modeste dhe ka bere perpjekje te vazhdueshme per njohjen e saj brenda dhe jashte vendit tone. Eshte vazhdimisht ne tentative per te krijuar lidhje te reja, me qellim jo vetem pjesemarrjen tone.
Qe nga koha e themelimit te saj ne vitin 1992 dhe deri tani, ne vendin tone jane organizuar disa Simpoziume Shkencore, Konferenca Shkencore Kombetare.dhe Kongrese Vjetore Kombetare. Ne disa raste organizimi ka qene me pjesemarrje nderkombetare nga vendet fqinje dhe te rajonit si Italia, Greqia, Maqedonia, Sllovenia dhe Kosova
SH.O.SH eshte themeluar dhe miratuar me date 09.04.1992 bazuar ne kuadrin ligjor egzistues te kohes “per organizatat shoqerore, qe nuk ndjekin qellime ekonomike”. Aktualisht ne kete shoqate jane te rregjistruar afersisht 101 anetare me pjesemarrje aktive.