Aktivitete

AKTIVITET e ZHVILLUARA SIPAS VITEVE

Qe prej vitit 1992, SHOSH  ka zhvilluar nje seri  aktivitetesh shkencore modeste dhe ka bere perpjekje te vazhdueshme per njohjen e saj brenda dhe jashte vendit tone. Eshte vazhdimisht ne tentative per te krijuar lidhje te reja, me qellim jo vetem pjesemarrjen tone, por edhe per organizimin ne te ardhmen te aktiviteteve shkencore te perbashketa me shoqatat oftalmologjike analoge te vendeve te tjera te Ballkanit, Europes Jug-Lindore dhe Perendimore. Duke filluar qe nga viti 2004 dhe deri tani,  shume okuliste te vendit tone, kane marre pjese ne kongreset e organizuara ne kuadrin e  Shoqates Oftalmologjike te Europes Jug-Lindore (SEEOS),  si ne Bosnje-Hercegovine, Bullgari, Greqi, Serbi, Kroaci, Hungari, Shqiperi, Turqi, Slloveni dhe Maqedoni,etj.

Qe prej vitit 1992,  ne vazhdimesi,  shume anetare te saj  kane marre pjese edhe ne kongreset e Shoqatave Oftalmologjike analoge te vendeve europiane  fqinje, si ne Itali, Greqi, Kosove si dhe ne disa aktivitete te tjera te organizuara ne shkalle rajonale e boterore si ne France,  Gjermani, Spanje,  Turqi, Sh.B.A  etj.

Qe nga koha e themelimit te saj ne vitin 1992 dhe deri tani, ne vendin tone jane organizuar 5 Simpoziume Shkencore dhe 14 Konferenca Shkencore Kombetare. Ne disa raste organizimi ka qene me pjesemarrje nderkombetare.

•  Konferenca e I-re Kombetare eshte mbajtur 13-14 Shkurt 1996 ne Hotel “Tirana Internacional”, ne  Tirane me teme: ”Parandalimi i verbimit ne Shqiperi”.Konferenca u organizua ne bashkepunim me Fondacionin Nderkombetare te Syrit  (The Internacional Eye Foundation).
•    Konferenca e II-te Kombetare eshte mbajtur me date 26-27 Tetor 2001, ne  Tirane, me teme:”Oftalmologjia Pediatrike”. Ne konference pati pjesemarrje te okulisteve  nga disa vende fqinje, (Kosova, Bullgaria). Konferenca u organizua ne nderim te mjekut te njohur okulist shqiptar Docent, Dr Andrea Aroni, (pas vdekjes).
•    Konferenca e III-te Kombetare eshte mbajtur me date 16 Nentor 2002, ne Tirane, me teme: “Jeta dhe vepra e Profesor, Doktor Kristo Kristidhi”, me rastin e 100 vjetorit te lindjes se tij. Ne te njejten kohe pas konferences u zhvilluan zgjedhjet e reja dhe u caktua bordi i ri drejtues i shoqates.
Kryetari  i shoqates ne vitin 2002 u zgjodh Prof, Dr Gjergji Cepa.
•    Shoqata Oftalmologjike Shqiptare ne bashkepunim me Kliniken Okulistike Universitare dhe me kompanine farmaceutike private Alcon,Pegasus SHPK ne Tirane,  me daten 14 Mars 2003 ne Hotel “Tirana Internacional”, ne Tirane, organizuan simpoziumin me teme: “Alcon dhe Oftalmologjia”.
•   Konferenca e IV-te Kombetare u organizua me daten 20-21 Maj 2005 , ne Hotel “Rogner” ne Tirane, me teme: “Anestezia ne Okulistike”.
•   Konferenca e V-te Kombetare u organizua me 17 Qershor  2006 ,ne Hotel “Tirana Internacional”, ne Tirane.  Me kete rast, ne Mbledhjen e Pergjithshme te shoqates u organizuan zgjedhjet e reja, ku u votua per organet e reja drejtuese te  shoqates per deri ne vitin 2009.
•    Konferenca e VI-te Kombetare e SH.O.SH u zhvillua me date 16 Dhjetor 2006 ne Hotel “Mondial”, ne Tirane.
•   Konferenca e VII-te Kombetare e SH.O.SH u zhvillua me date 15 Dhjetor 2007  ne Hotel “Tirana Internacional”,  ne Tirane, me teme: “Patologjite e retines dhe trajtimi bashkekohor i tyre”.
•    Konferenca e VIII-te Kombetare e SH.O.SH u zhvillua me date 5-6 Prill 2008 ne Hotel “Splendid” ,ne Mal te Zi, Budva.  Ne kete konfernce u mbajten referate nga mjeke te huaj dhe shqiptare si dhe u be promovimi i disa medikamenteve te kompanise farmaceutike, Farmila – Thea, per Shqiperine. Konferenca u sponsorizua  nga kompania farmaceutike private “Sulkaj”
•    Konferenca e IX-te Kombetare e SH.O.SH u zhvillua me date 20-21 Dhjetor 2008,ne  Struge, Maqedoni.
Ø Me date 19 dhjetor 2009 ne Hotel “Mondial”, ne Tirane, u organizua mbledhja e Pergjithshme e SH.O.SH  dhe u zhvilluan zgjedhjet e reja ku u votua per kryesine dhe bordin e ri drejtues.
Kryetari i Shoqates, me shumice votash, u zgjodh Doktori i Shkencave Mjekesore, Dr. Ndue Bardhi.
• Konferenca e X-te Kombetare  e  SHOSH u mbajt me daten 24 Prill 2010, ne Hotel “Mondial”, ne Tirane,   ne bashkepunim me Kliniken Okulistike Universitare dhe Departamentin e  Oftalmologjise te Fakultetit te Mjeksise. Ne konference moren pjese 80 okuliste dhe u mbajten 20 referime shkencore nga anetaret e SH.O.SH. Ne te njejten kohe u percaktuan detyrat dhe objektivat per te ardhmen.

Kongresi i I Kombetar I Shoqates Oftalmologjike Shqiptare (Konferenca e XI Kombetare e SHOSH)

Kongresi i I  Kombetare i  SHOSH,  u mbajt me daten  18 Qershor 2011, ne HOTEL “TIRANA INTERNACIONAL” , ne Tirane.   Konferenca u organizua ne kujtim dhe nderim te jetes dhe veprimtarise shkencore  e profesionale te okulistit te njohur ushtarak, BVSH , Dr.Skender Sinoimeri .  Aktiviteti u zhvillua sipas programit dhe moren pjese 68 persona , anetare te SHOSH, mjeke okuliste dhe infermiere nga institucionet e ndryshme mjekesore te vendit tone. Ne  konference ishte i ftuar  Dr.Periklis Tachiaos, shef i klinikes oftalmologjike te spitalit  “Hipokrati” , nga Selaniku , Greqi. Ne konference  u mbajten 12 tema te ndryshme shkencore si edhe u dhane disa informacione dhe opinione ne lidhje me organizimin sa me te mire te konferencave te ardheshme  ne fund te vitit 2011 dhe ne vazhdimesi . Nisur nga rendesia e tematikave te prezantuara, menyra e organizimit, si dhe nga bashkepunimi me kliniken oftalmologjike te spitalit  “Hipokrati” nga Selaniku, ky aktivitet u konsiderua dhe u emertua si Kongresi i I Kombetar I Shoqates Oftalmologjike Shqiptare (K I-SHOSH).

Kongresi i II Kombetar i Shoqates Oftalmologjike Shqiptare (Konferenca e XII Kombetare e SHOSH dhe Konferenca e II Kombetare e SHKR )

Kongresi i II-te Kombetare i SHOSH , u mbajt  me daten 24 Nentor 2012, ne HOTEL “TIRANA INTERNACIONAL” , ne Tirane . Ne kongres moren pjese 157 persona,  mjeke okuliste , mjeke te pergjithshem , farmaciste  dhe infermiere nga institucionet e ndryshme mjekesore te vendit tone dhe te rajonit , si nga Kosova dhe Sllovenia, etj. Gjate konferences u mbajten 26 tema te ndryshme shkencore dhe i ftuar special ishte prof.Dr. Xhevat Lumi nga Klinika okulistike universitare e Ljubljanes , Slloveni . Duke marre ne konsiderate rendesine e tematikes se prezantuar, numrin e madh te pjesemarresve, menyren e organizimit, si opinionet vleresuese nga mjeket e huaj, qe ishin te ftuar, u kalua ne vazhdimin e emertimit te aktivitetit, perseri si Kongres Kombetar dhe per rrjedhoje u konsiderua dhe u emertua si Kongresi i II Kombetar i Shoqates Oftalmologjike Shqiptare (K II-SHOSH).

Kongresi i III Kombetar i Shoqates Oftalmologjike Shqiptare (Konferenca e XIII Kombetare e SHOSH dhe Konferenca e III e SHKR )

Kongresi i III-te  Kombetare i SHOSH , u mbajt me daten 23 Nentor 2013, ne HOTEL “TIRANA INTERNACIONAL”, ne Tirane. Ne kongres moren pjese mbi 50 % e anetaresise se SHOSH dhe u zhvilluan zgjedhjet e radhes  per organet e reja drejtuese te shoqates. Gjate zgjedhjeve, me votim te fshehte , me shumice votash , kryetar i SHOSH, u rizgjodh Dr.Ndue Bardhi.  Gjate ketij aktiviteti, pas zgjedhjeve te reja te kryesise, u vendos qe cdo vit kalendarik, ne vazhdimesi te organizohen aktivitete kombetare te kategorise se Kongresit dhe ato te emertohen sipas numrit rendor te rradhes si Kongrese Kombetare te Shoqates Oftalmologjike Shqiptare. Per rrjedhoje edhe ky aktivitet u konsiderua dhe u emertua si Kongresi I III Kombetar i Shoqates Oftalmologjike Shqiptare (K III-SHOSH).

Kongresi i IV Kombetar i Shoqates Oftalmologjike Shqiptare (Konferenca e XIV Kombetare e SHOSH dhe Konferenca e IV Kombetare e SHKR)

Kongresi i IV-te  Kombetare  i SHOSH , u mbajt  me daten 21 – 23 Nentor  2014, ne Qendren e Telemedicines Shqiptare dhe ne HOTEL  ‘TIRANA INTERNACIONAL”, ne Tirane .  kongresi shkencor u zhvillua me teme :  “Zhvillimet bashkekohore mbi diagnozen dhe trajtimin e semundjeve te syve”.
Ne kongres moren pjese 149 persona . Nga keta moren pjese 102 okuliste,  te ardhur  nga Shqiperia, Kosova , Maqedonia , Italia dhe Sllovenia. Ne te njejten kohe rezulton  se kane qene 18 mjeke  specializante nga Shqiperia dhe Kosova si edhe mjeke te tjere te  pergjithshem, farmaciste dhe infermiere, etj.. Ne Konference moren pjese 21 lektore nga Shqiperia dhe vendet e rajonit  si edhe u referuan   32 tema te ndryshme shkencore.

Kongresi V Kombetar i Shoqates Oftalmologjike Shqiptare (Konferenca e XV Kombetare e SHOSH dhe Konferenca e V Kombetare e SHKR)

Kongresi V Kombetar i Shoqates Oftalmologjike Shqiptare, u mbajt me daten 4-5 Dhjetor 2015, ne Qendren e Telemedicines Shqiptare dhe ne Hotel Tirana Internacional, ne Tirane, Shqiperi, me teme : “Zhvillimet e reja mbi diagnozen e hershme dhe mjekimin e pershtatshem, me qellimin e parandalimit te verbimit”. Ne Kongres morren pjese 105 vete. Nga keta morren pjese 71 okuliste dhe 14 mjeke te pergjithshem dhe farmaciste te ardhur nga Shqiperia, Kosova dhe Italia. Ne te njejten kohe kane marre pjese 8 infermiere dhe teknike imazherie si dhe 12 mjeke specializante nga Shqiperia dhe Kosova. Ne kongres morren pjese 17 lektore, te cilet referuan 30 tema te ndryshme shkencore.

•Kongresi VI Kombetar i Shoqates Oftalmologjike Shqiptare (Konferenca e XVI Kombetare e SHOSH dhe Konferenca e VI Kombetare e SHKR)

Kongresi VI Kombetar i Shoqates Oftalmologjike Shqiptare, u mbajt me daten 26 Nentor 2016 , ne  Hotel Tirana Internacional, ne Tirane, Shqiperi, me teme : “Zhvillimet e  fundit oftalmologjike ne vendin tone si edhe ne vendet fqinje e te rajonit”. Ne Kongres moren pjese 155 persona. Nga keta, ishin 113 okuliste,  si edhe  42 mjeke te pergjithshem , farmaciste dhe infermiere,  qe erdhen nga Shqiperia, Italia , Suedia , Greqia dhe Kosova. . Ne kongres moren pjese 20 lektore, te cilet referuan 24 tema te ndryshme shkencore.

• Kongresi VII Kombetar i Shoqates Oftamologjike Shqiptare ( Konferenca e XVII Kombetare e SHOSH dhe Konferenca e VII Kombetare e SHKR)

 Kongresi i VII Kombetar i Shoqates Oftalmologjike Shqiptare, u mbajt ne daten 25-26 Maj 2018, ne Hotel Tirana Internacional, ne Tirane, Shqiperi, me teme : “Zhvillimet e fundit oftalmologjike ne vendin tone, si edhe ne vendet fqinje te rajonit”. Ne Kongres moren pjese 138 persona. Nga keta, ishin 125 okuliste, si edhe 13 mjeke te pergjithshem, farmaciste dhe infermiere, qe erdhen nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia. Ne kongres moren pjese 13 lektore, te cilet referuan 19 tema te ndryshme shkencore.

• Kongresi VIII Kombetar i Shoqates Oftamologjike Shqiptare 2023

 Kongresi i VIII Kombetar i Shoqates Oftalmologjike Shqiptare, u mbajt ne daten 26-28 Maj 2023, ne Hotel Tirana Internacional, ne Tirane, Shqiperi. Ne Kongres moren pjese 127 persona (okuliste) . Nga keta rezulton se ishin  65 persona Shqiperia, 42 nga Kosova dhe 20 mga  Maqedonia e Veriut.