SHOQATA OFTALMOLOGJIKE SHQIPTARE


SH.O.SH eshte themeluar dhe miratuar me date 09.04.1992 bazuar ne kuadrin ligjor egzistues te kohes “per organizatat shoqerore, qe nuk ndjekin qellime ekonomike”. Aktualisht ne kete shoqate jane te rregjistruar afersisht 101 anetare me pjesemarrje aktive.

parallax background

Te nderuar kolege dhe miq!

Viti Kalendarik ka filluar dhe perpara nesh qendrojne objektiva te rendesishme perseri. Nje vit te rendesishem te punes tone e lame pas tashme.

Neper vite me radhe, si edhe gjate vitit te kaluar u zhvilluan disa aktivitete te ndryshme kombetare e nderkombetare, ne vendin tone e ne rajon, ku pjesemarrja aktive e shume anetareve te shoqates tone ishte e dukshme. Perpara nesh vazhdojne perseri te mbeten objektiva dhe detyra te rendesishme per t’u realizuar.

Zhvillimet aktuale te Oftalmologjise ne mbare boten e zhvilluar na nxitin edhe ne Mjeket Okuliste Shqiptare per ngritjen e vazhdueshme te nivelit tekniko-profesional dhe shkencor te punes diagnostikuese e mjekuese ndaj te semureve.

Pergjegjesi te medha dhe sfida te reja qendrojne perpara nesh ne kete vazhdim dekade, zgjidhja sa me mire e te cilave do te varet nga organizimi dhe perkushtimi i tere komunitetit te okulisteve te vendit tone.

Ndjekja hap pas hapi e zhvillimeve te shpejta okulistike dhe perpjekjet per t’i aplikuar nga ana jone sipas mundesive reale edhe ne Shqiperi, eshte nje domosdoshmeri imediate e kohes.

Ne patjeter duhet te reflektojme ne punen tone te perditshme dhe te ndermarrim hapa konkret per nxitjen dhe promovimin e arritjeve dhe zhvillimeve ne interes te mjekeve okuliste dhe te semureve, qe kane nevoje per ne.

Hapja e faqes tone zyrtare, qe prej vitit 2010, ka kontribuar, patjeter, ne thellimin e bashkepunimit dhe nderveprimit midis nesh si dhe ne te njejten kohe ne hapjen e horizonteve te reja, me qellim krijimin e kontakteve te nevojshme e te domosdoshme me shoqatat e tjera analoge te rajonit dhe mbare boterore.

Ju uroj nje vit sa me te suksesshem dhe arritje te reja ne permiresimin e cilesise se punes si dhe sherbimeve okulistike ndaj qytetareve.

Shoqata Oftalmologjike Shqiptare Kryetari Dr.Ndue Bardhi

Ndue Bardhi