SHOQATA OFTALMOLOGJIKE SHQIPTARE (SH.O.SH)
Historiku
SH.O.SH eshte themeluar dhe miratuar me date 09.04.1992 bazuar ne kuadrin ligjor egzistues te kohes “per organizatat shoqerore, qe nuk ndjekin qellime ekonomike”. Aktualisht ne kete shoqate jane te rregjistruar afersisht 101 anetare me pjesemarrje aktive.
Qellimi i krijimit te SH.O.SH ka qene dhe vazhdon te jete, ngritja e nivelit teknik dhe shkencor te anetareve te saj, te perhape pervojen e perparuar te kolegeve te vendit tone dhe sidomos te kolegeve te vendeve te zhvilluara te Europes dhe Sh.B.A-se, duke krijuar ne kete menyre mundesite e ngritjes se vazhdueshme te nivelit te punes klinike, diagnostikuese dhe mjekuese te semundjeve te syve, te nxite inisiativat per punen kerkimore dhe shkencore, te mbroje te drejtat e anetareve te saj si dhe te forcoje bashkepunimin me shoqatat analoge te vendeve te huaja dhe fqinje te Europes Juglindore, Perendimore si dhe te Sh.B.A.
Shoqata eshte nacionale ka statusin dhe programin e saj. Ajo eshte nje bashkim vullnetar i specialisteve te semundjeve te syve, qe jane okulistet (oftalmologet), me origjine shqipetare ose te huaj, qe punojne ose jetojne ne Republiken e Shqiperise ose jashte saj.
Sh.O.Sh ka vulen dhe stemen e saj egzistuese qe ne kohen e themelimit te saj. Vula eshte e rrumbullaket me mbishkrimin “Shoqata Oftalmologjike Shqiptare” (SHOSH) dhe emblema (logo) e saj, eshte “skema e syrit”, e skicuar nga Prof. Dr. Gjergji Cepa qe prej kohes se themelimit te saj ne vitin 1992.
- Nga viti 1992 – 2003 kryetar i Sh.O.Sh. ka qene i zgjedhur Prof. Dr. Sulejman Zhugli, i cili eshte edhe nismetar e themelues i shoqates, sebashku me Prof. Dr. Gjergji Cepa dhe okuliste te tjere te vendit tone.
- Nga viti 2003 – 2009 kryetar i Sh.O.Sh ka qene i zgjedhur Prof. Dr. Gjergji Cepa.
- Nga viti 2010 – 2014 Kryetari I SHOSH ka qene i zgjedhur Dr.Ndue Bardhi
- Nga viti 2014 e deri ne zgjedhjet e reja te ardheshme kryetari i ri i SH.O.SH. eshte Doktori i Shkencave Mjekesore Dr.Ndue Bardhi.
- Konfirmimi zyrtar nga Presidenti i SOE, per miratimin e SHOSH si anetare e Shoqates Europiane Oftalmologjike (SOE), date 22 qershor 2015.
(I dashur prof. dr.Bardhi)
Duke ndjekur interesimin e vazhdueshem te Shoqates Oftalmologjike Shqiptare ( SHOSH ), per tu bere anetare e SOE, une jam duke ju shkruajtur juve per t’ju konfirmuar se aplikimi juaj eshte miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i SOE.
Ne emer te Shoqates Oftalmologjike Europiane ( SOE ) deshiroj qe zyrtarisht t’ju uroj mireseardhjen ne shoqate dhe shpresojme per bashkepunimin tuaj ne te ardhmen.
Kam nderin t’ju uroj mireseardhjen e Shoqates Oftalmologjike Shqiptare ( SHOSH ). ne Shoqaten Europiane Oftalmologjike ( SOE ).Sinqerisht i Juaji,
Jan Tjeerd de Faber
President, European Society of Ophthalmology ( SOE )
2.1 Qellimi dhe Objektivat:
1. Te nxite inisiativat per punen kerkimore dhe shkencore
2. Te mbroje te drejtat e anetareve te saj
3. Te forcoje lidhjen dhe bashkepunimin me shoqatat analoge te vendeve te huaja dhe fqinje, te vendeve Europes Juglindore, Perendimore si dhe Sh.B.A.