Lajmerimi per Kongresin e 3-te Multidisiplinor Spitalit Amerikan, IMCA 16- 18 Nentor 2017, Hotel Plaza, Tirane.

Board SOE
INFORMACIONE- LAJME, KORRIK 2017
22/07/2017
The 36th World Ophthalmology Congress of the International Council of Ophthalmology will be held June 16-19, 2018 in Barcelona, Spain.
08/01/2018

Lajmerimi per Kongresin e 3-te Multidisiplinor Spitalit Amerikan, IMCA 16- 18 Nentor 2017, Hotel Plaza, Tirane.

“Kongresi i 3te Multidisiplinor i Spitalit Amerikan, do te mbahet ne Tirane, ne datat 16 – 18 Nentor 2017, ku do te kete sesione te dedikuara per secilin specialitet te mjekesise medikale dhe kirurgjikale.

  • Sesioni i Okulistikes  do te mbahet me datë 18 Nentor 2017, diten e shtune nga ora 15.00 – ne 18.30, ne Hotel Plaza, salla “Jeronim De Rada”, ku do te mbahen tema  per kirurgjine e segmentit anterior, perfshire teknikat e reja te transplantit te kornese, sidomos atij lamellar, teknikat e reja te kirurgjise se kataraktit, kirurgjise refraktive,  keratokonusit , glaukomes  si edhe prezantime te dedikuara kirurgjise mikroinvazive te retines. Ne sesion jane te ftuar te marrin pjese  lektore te njohur, si Dr.Ugo De Sanctis dhe Dr.Marco Jacobbi, nga Italia, te cilet prej disa vitesh jane pjese e stafit te Departamentit te Okulistikes te Spitalit Amerikan dhe japin kontributin e tyre te çmuar ne zgjidhjen e rasteve nga me te veshtirat.
  • Ju ftojme te merrni pjese, te gjithe okulistet dhe opticienet nga  Shqiperia, Kosova dhe Maqedona. Pjesemarrja juaj do te ishte  nder dhe privilegj per Qendren e Syrit te Spitalit Amerikan dhe Shoqaten Oftalmologjike Shqiptare (SHOSH),  si  edhe nje mundesi e mire per te diskutuar dhe ndare bashke eksperiencat dhe zhvillimet me te fundit ne oftalmologji, ne Shqiperi dhe ne vendet fqinje e te rajonit.
    Per me shume informacion ne lidhje me aktivitetin , ju lutem vizitoni websiten:  www.imca.al.”

Kryesia e  Shoqates  Oftalmologjike Shqiptare 

Dr.Ndue Bardhi

Comments are closed.