INFORMACIONE- LAJME, KORRIK 2017

Zgjedhjet per Organet Drejtuese te SHOSH , ne Shqiperi, 24 Nentor 2018
01/06/2017
Lajmerimi per Kongresin e 3-te Multidisiplinor Spitalit Amerikan, IMCA 16- 18 Nentor 2017, Hotel Plaza, Tirane.
19/10/2017

INFORMACIONE- LAJME, KORRIK 2017

Board SOE
Board SOE

Dr.N.Qafa perfaqesues zyrtar i SHOSH, ne takimin e organizuar me perfaqesuesit e Keshillit Nderkombetar te Oftalmologjise (KNO), date 11 qershor 2017, Barcelone, Spanje

Në  kuadrin e dhënies së  informacioneve të vazhdueshme për anëtarësinë e SHOSH,  të okulistëve shqiptarë e të huaj, që punojnë në vendin tone , në Shqipëri, Kryesia e SHOSH, ju informon si më poshtë:

  • Me datën 10-13 Qershor 2017 , në Barcelonë, në Spanjë, u organizua dhe zhvilloj punimet Kongresi i SOE, 2017.
  • Në fillim të punimeve të Kongresit të SOE 2017, me datën 9 Qershor 2017 ,  u organizua Mbledhja e Bordit të SOE 2017.  Në këtë mbledhje mori pjesë nga Shqipëria    Nadon Qafa, përfaqësues  zyrtar i kryesisë së SHOSH.
  • Disa ditë përpara fillimit të aktivitetit , Presidenti i Këshillit Ndërkombëtar të Oftalmologjisë , prof . Hugh R.Taylor , kishte ftuar Kryetarin e SHOSH , në një takim të veçantë në Barcelonë.
    Takimi i planifikuar i Kryesisë së SHOSH me përfaqësuesit kryesorë  të  Këshillit  Ndërkombëtar të Oftalmologjisë,(KNO), u realizua me datën 11 Qershor 2017 , në ambientet e Kongresit të SOE 2017.
  • Në aktivitetet e mësipërme mori pjesë n/kryetari I SHOSH , Dr. Nadon Qafa , si person , i cili ishte caktuar dhe I autorizuar për të marrë pjesë si përfaqësues zyrtar I kryesisë së shoqatës tonë ( të SHOSH), për këto qëllime .
  • Ne jemi informuar zyrtarisht se , Këshilli Ndërkombëtar i Oftalmologjisë ( KNO) është tepër i interesuar ne lidhje me Shoqatën Oftalmologjike Shqiptare(SHOSH). Ne takimin  e fundit , KNO  ka diskutuar:
  • Së pari, në lidhje me mbështetjen sa më të madhe të okulistëve shqiptarë, anëtarë të SHOSH.
  • Së dyti, të inkurajojë okulistët shqiptarë , kryesisht okulistët më të rinj për të aplikuar në lidhje me përfitimin e bursave të KNO (ICO Fellowships).
  • Duke u bazuar në interesimin e KNO për të bashkëpunuar dhe ndihmuar anëtarësinë e shoqatës tone , Kryesia e SHOSH , ka vendosur që gjatë ditëve në vazhdim , të realizojë dhe të dërgojë aplikimin përkatës të SHOSH , me qëllimin e anëtarësimit të SHOSH në të ardhmen e afërt në KNO , si një organizim i rëndësishëm i Oftalmologjisë Ndërkombëtare  dhe me shumë interes  për shoqatën tonë në Shqipëri.
  • Për informacione më të hollësishme në lidhje me aktivitetet e mësipërme ju lutem që të vizitoni websiten e SOE, veçanërisht, rubrikën e galerisë (fotove).

Comments are closed.